Gossip Showbiz

Ja sa para ofron Princi i Arabisë për një natë me Kim Kardashian!

Kanye West në krizë financiare, ndërsa Princi Saudit i ofron 10 milion dollarë për një natë me Kim Kardashian.

Reperi amerikan Kanye West ka shfaqur në publik vështirësitë e tij financiare, ndërkohë i ka mbërritur një ofertë e papritur nga djali dhe trashëgimtari i Mbretit Saudit Salman, Princi Mohammed: 10 milion dollarë për mundësinë për të kaluar një natë me gruan e tij, Kim Kardashian, shkruan World News Daily Report.

Kanye West krijoi një trazirë mbarëbotërore në shkurt, duke njoftuar në Twitter se kishte 53 milion dollarë borxhe. Gjithashtu i kërkoi ndihmë publikisht Mark Zuckerberg, të cilit ai i kërkoi 1 miliard dollarë për të vazhduar të bënte art.

Këto lajme kanë shkuar deri te Ministri Saudit i Mbrojtjes, Princi Mohamad Bin Salman, i cili i bëri një ofert Kanye West. Ai ofroi t’i paguante reperit 10 milion dollarë për të kaluar vetëm një natë me gruan e tij.

Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të.

As Kanye West as Kim Kardashian, nuk kanë reaguar për këtë deklaratë, pasi duket se nuk janë të interesuar, sidomos në këtë periudhë që divorci i tyre është kryefjalë e mediave botërore.