Tech

Ja sa do të jetë vlera e SpaceX deri në vitin 2030!

Kompania SpaceX e Elon Musk do të ketë vlerë rreth 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Këtë ka deklaruar investitori miliarder Ron Baron në një intervistë me CNBC. Baron, i cili sipas CNBC zotëron më shumë se 1 miliard dollarë aksione në kompaninë e raketave, tha se kompania do të ketë vlerë nga 250 miliardë deri në 300 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.

Vlera aktuale e SpaceX prej rreth 150 miliardë dollarësh e bën atë një nga kompanitë private më të vlefshme në botë. Më herët gjatë muajit, Musk tha se Starlink, njësia e SpaceX, tani po gjeneron të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kostot që lidhen me funksionimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit të internetit satelitor.

Kompania SpaceX ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me planet e saj për një shërbim satelitor të destinuar për telefona përmes një faqe interneti kushtuar Starlink. Faqja e re për “Starlink Direct-to-Cell” premton mbulim të kudondodhur nga kullat telefonike të vendosura në hapësirë që do të funksionojnë mbi rrjetin standard LTE. Informacioni në dispozicion aktualisht thotë se shërbimi i tekstit do të jetë i disponueshëm në 2024 dhe shërbimet e zërit, të dhënave dhe IoT në 2025.

Lidhja e telefonave me satelitët kërkon pajisje të mëdha, të ndërtuara për qëllime të tilla, si telefonat e vjetër fiks. Nëse ju duhet të dërgoni mesazhe vetëm në situata urgjente, Apple e ofron atë opsion, por kërkon të jeni brenda dritares së lidhjes, të mbani telefonin në dorë dhe të monitoroni aplikacionin për një sinjal. Megjithatë, Starlink dëshiron të ofrojë lidhje të plotë me harduerin e zakonshëm të smartfonëve.