Celebrities Gossip Music Showbiz Sport

Ja reagimet e futbollistëve të Kombëtares shqiptare pasi dëgjuan këngën “Albania”!

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21.

Para pak ditësh është publikuar “Albania” kënga zyrtare e  Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024 nga Capital T. Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’. E vetëm pak më parë janë publikuar reagimet e të gjithë futbollistave të Kombëtares në momentin e parë që e kanë dëgjuar e nga shprehitë e fytyrës duket se u ka pëlqyer menjëherë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

“Euro 2024”, sot Kombëtarja Shqiptare e Futbollit rifillon përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B ndaj Italisë e që do të luhet në stadiumin gjerman të Dortmundit, në datë 15 qershor, ora 21:00. Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.