Lancio Music Showbiz

Ja që Algert Sala i ‘qan’ dhe këngët popullore…

I ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti Algert Sala. Ai është një kantautor shqiptar i lindur në Tepelenë, më 25 dhjetor 1995. Ai studioi muzikë në konservatorin e qytetit të Vlorës ku mori diplomën e shkollës së mesme për kanto. Algerti filloi hapat e tij në karrierë duke marrë pjesë në konkurse muzikore si “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”.

Në vitin 2016 ai bëri paraqitjen e tij të parë në konkursin televiziv “Kenga Magjike 2016” me këngën e tij “Buzë” dhe një vit më pas në 2017 u rishfaq në të njëjtin konkurs me “Je Penduar”. Kënga mori shumë kritika të mira nga juria dhe zuri vendin si “BIG ARTIST”. Pas një pauze, ai vazhdoi të shkruante dhe prodhonte shumë këngë si “Vigan”, “E Humbe”, “A je”, “Hold me now”, “Kameleon” dhe së fundmi “Asgjë”. Por përveç kësaj, ai paska talent dhe në muzikën popullore…