Nëse ke në plan të lyesh flokët, është e rëndësishme të marrësh parasysh datën e ciklit të menstruacioneve. Ekspertët sugjerojnë që të shmangësh ngjyrosjen e flokëve disa ditë para menstruacioneve dhe gjatë ciklit menstrual. Pse është kjo e rëndësishme? Gjatë kësaj periudhe, ndjeshmëria e lëkurës mund të rritet, dhe kjo ndjeshmëri e shtuar mund të bëjë që proceset si dekolorimi ose ngjyrosja me nuanca të hapura të shkaktojnë irritime më të mëdha në skalpin e kokës.
Gjatë ciklit menstrual, nivelet e estrogjenit në trup janë të ulëta. Ky ndryshim hormonal ndikon në ndjeshmërinë e lëkurës, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj kimikateve të cilat ndodhen në produktet e ngjyrosjes së flokëve. Kështu, një përtypje e thjeshtë e ngjyrosjes mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi djegie ose irritime në lëkurë.
Një tjetër fakt është se nivelet e hormonit progesteron gjithashtu mund të ndikojnë në cilësinë dhe ndjeshmërinë e lëkurës, duke e bërë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe kimikateve. Këto ndryshime hormonale janë të përkohshme, por mjaft të dukshme për të ndikuar në mënyrën se si lëkura reagon ndaj produktëve të bukurisë.
Sophie Hilton, themeluese e Not Another Salon, thekson për Metro se gjithmonë i pyet klientet për datën e ciklit të tyre kur ato kërkojnë të lyejnë flokët. Ajo sqaron se dekolorimi, depilimi dhe përdorimi i bojërave me pigment gri janë të përjashtuara gjatë kësaj periudhe, përveç në rastet kur përdoren bojëra me nuanca të errëta dhe klientja nuk është ndikuar ndjeshëm nga ndryshimet hormonale. Kjo masë paraprake ndihmon në shmangien e ndjesive të pakëndshme dhe rritjes së komfortit të klientëve gjatë procesit të ngjyrosjes.