Historia e artit është e mbushur me meshkujt që vishen me ngjyrën jeshile. Shumica e tyre janë të mbuluara me mantel dhe gjethe. Në fund të fundit, mitologjia e dashuron kalorësit dhe perënditë pagane të veshura me hije të tilla. Nuk është e gjitha pëlhurë dhe kurora me dafinë, megjithatë. Disa prej tyre janë pak më praktike.
Në dy portrete të realizuara në 1906 në Collioure, Z. Henri Matisse fokusohet në një marinar të ri në moshë që qëndron ulur në karrige. Një njërin portret ka penelata dhe hije të buta, të cilat mbushin pikturën. Në tjetrën, tiparet e marinarit janë të errëta dhe këndore të pikturuara në vija të trasha. Tek të dy portretet, syri fokusohet menjëherë tek pantallonat e tij të cilat kanë një hije të çelur jeshile. Gjithashtu dhe portreti i piktorit të madh Vincent van Gogh “Self Portrait With Bandaged Ear” (1889), artisti e përshkruan veten në një pallto me një ngjyrë të thellë jeshile me penelata në ngjyrën blu.
Kohët e fundit, “Komplikimi” magjepsës i zonjës Lynette Yiadom-Boakye (2013) paraqet katër burra që qëndrojnë në këmbë me krahë të kapur lehtësisht rreth shpatullave të njëri-tjetrit. ‘Jumpers-at” e gjelbërt që i kanë të kombinuara i bëjnë jehonë sfondit, pasuria e hijes kompensohet nga copa të bardha në formën e të brendshmeve dhe bluzave.
Në një tjetër vepër “Bar Boy” e Z. Salman Toor (2019), shkëlqimi i gjelbër i ekranit të telefonit të figurës qendrore rrezaton përfshirjen e rrobave të tij ‘rakish’ dhe skenën febrile rreth tij.
Në këto piktura, jeshilja tregon shumë gjëra. Mund të tregojë pjellorinë, harlisjen, pothuajse parajsore. Mund të jetë relaks apo sugjestion. Është ngjyra nënës natyrë dhe ndriçimit artificial. Në kulturën popullore, shpesh është ngjyra e krijesave të dëbuara – një Shrek me ngjyra të çuditshme dhe një Grinch i zhurmshëm e irritues. E gjelbra mund t’ju lejojë të largoheni me shumë, ose, si qyteti smerald në ‘The Wizard Of Oz”, përgjithmonë ju tërheq me sy drejt tij.
Në fund të fundit, kuptimet e së gjelbërtës janë aq shumë sa hijet e saj. Kërkoni ndonjë nga këto piktura ose figura të kulturës pop në një nga aplikacionet që identifikojnë ngjyrat për ju, dhe do të shihni një gamë të tërë mundësish me të gjitha emrat e veçantë: Shishe, Viridian, Pyll, Ushtarake, Mente, Chartreuse, Malakit, Matcha, Mollë, Pishë.
Shkalla e gjerë e larmisë duket se e bën atë një ngjyrë të dobishme dhe paksa të pakapshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për veshje. Në botën e veshjeve për burra, fjala “jeshile” ka shumë përdorime. Për t’u referuar pëlhurave tepër neutrale që duken gri ose kafe nga një vështrim dhe tekstileve me xhevahire që tërheqin syrin në momentin që hyn në dhomë.
Aftësia e së gjelbërtës për të maskuar atë që e vesh bëhet shpejt e dukshme, pavarësisht nëse arrihet përmes efektit të rrafshimit të rrobave militariste apo hijeve natyrore që bashkohen në mënyrë të përsosur me peisazhin.
Për ta thënë ndryshe, jeshilja është çfarë e bën ai që e vesh. Simbolizon shumë gjëra (fat, pasuri, begati, xhelozi) dhe ka një numër pothuajse të pafund të zbatimeve praktike. Dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes? Shkoni për një smoking prej kadifeje smeraldi ose mbani një nga çantat tërheqëse të Gucci-t. Dëshironi diçka tokësore? Provoni një pallto të lehtë ushtarake, ose një palë pantallona kadifeje që sugjerojnë se jeni gati të bëni një shëtitje të gjatë në çdo moment. Dëshironi të jeni të shëndetshëm? Bëni si Z. David Hockney në një triko të gjelbër me shkumë deti ose qëndroni të thjeshtë në një triko lesh kashmiri me ngjyrë pylli.
Kjo është bukuria madhështore e jeshiles. Mund t’ju bëjë të jeni një pallua ose një kameleon: ju ofron qendrën e vëmendjes ose ju lë të fshiheni të qetë me ambientin.