Modelja, aktorja, këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Naomi Campbell, duket e mrekullueshme e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të bardhë dhe me një shall të tejdukshme teksa kryeson yjet në ceremoninë e mbylljes së “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit” në “Red Sea”, këtë të hënë.
Supermodelja 51-vjeçare, kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë të bardhë, ku në pjesën e përparme ishte i gjithi me gurë diamanti. Gjithashtu, pas krahëve kishte hedhur një shall të tejdukshëm që e tregonte kaq elegante. Aktorja shtoi detajet e fundit në pamjen e saj, duke përfshirë unaza dhe byzylyk diamanti dhe tre gjerdanë prej ari. Flokët kishte vendosur t’i mbante të stiluar thjesht, të lëshuar dhe të drejta. Ndërsa make up-i i saj ishte me ngjyrat e tokës.
Naomi u pa duke pozuar me producentin e njohur Mohammed Al Turki nga Arabia Saudite, në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit.”
Gjithashtu i pranishëm në këtë event ishte aktori i “Gossip Girl”, Ed Westwick, i cili dukej mjaft elegant i veshur me një xhaketë ngjyrë të kuqe prej kadifeje, këmishë të bardhë, pantallona ngjyrë të zezë dhe këpucë me shkëlqim në po të njëjtën ngjyrë.
Festivali i filmit u krijua në vitin 2018 dhe synon të nxjerrë në pah producentë, kuratorë dhe regjisorë të talentuar nga vendi dhe më gjerë.
Rikujtojmë se, Naomi Campbell sigurisht që nuk është e huaj për kryeqytetin italian të modës. Të gjithë kthyen kokën teksa ajo doli në Milano. Supermodelja 51-vjeçare, u shfaq me një pallto me ngjyrë të zezë, ndërsa dilte nga restoranti “Torre di Pisa”.
Gjithashtu, Naomi Campbell dhe Alessandra Ambrosio tërhoqën vëmendje me veshjen e tyre plot stil ndërsa magjepsën në Ekspozitën “Vogue” në Palais Galliera në “Javën e Modës” në Paris. Supermodelja Naomi Campbell, dukej tepër elegante e veshur me një fustan ngjyrë të zi me mëngë dantelle dhe një rrip zinxhiri argjendi të markës “Chanel”.