Përfitimet shëndetësore prej konsumimit të gjizës janë të shumta. Së pari, yndyra e gjizës është shumë më e ulët se ajo e djathit të bardhë apo llojeve të tjera të djathit dhe ka një efekt përshpejtues të sistemit tretës. Gjiza mund të jetë shoqëruese e një veze të zier në mëngjes apo në darkë, së cilës mund t’i shtohet pak avokado, kastravec ose domate. Shumë shpejt do të shihni ndryshim edhe në kilogramët tuaj. Eleminimi tërësor i bulmetit nuk është i rekomandueshëm për kockat, për shkak të përmbajtjes së kalciumit, prandaj ideja e zëvendësimit të djathit me gjizë është më e mirë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës. Dieta luan një rol të madh në parandalimin e këtyre sëmundjeve dhe shumë ekspertë besojnë se nuk është e këshillueshme të hamë djathë nëse kujdesemi për shëndetin kardiovaskular. Është shumë e vërtetë se disa djathëra nuk janë shumë të mirë për zemrën, por ka ende opsione më të shëndetshme.
“Disa ushqime, të tilla si ato me yndyrë të ngopura dhe natrium, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”-tha kardiologu dr. Cheng-Han Chen për Parade. Në të kundërt, ushqimet me bazë bimore që janë të larta në fibra dhe të ulëta në yndyra të ngopura mund të jenë të dobishme për shëndetin e zemrës.