Ja për çfarë do të ‘propagandojnë’ katërshja e humorit në radio…
Live From Tirana • 19:52 16/02/2021
Emisioni humoristik i bazuar në improvizim do të nisë nga nesër në Top Albania Radio. Për të folur rreth detajeve të shumta që lidhen me këtë program të ri, sot në “Live From Tirana” ishin të ftuar Erblin Bajko, Jorke Broka, Rolando Saro dhe Aleksandër Grami. Emisioni ka për qëllim të shtrëmbërojë realitetin dhe aktualitetin nëpërmjet satirës, sarkazmës dhe ironisë. Në qëndër janë katër djemtë të cilët ndajnë mendimet sipas pikëpamjeve të tyre. Të pyetur për më shumë detaje rreth titullit të emisionit “Propaganda” dhe mënyrës se si do të zhvillohet, djemtë zbulojnë disa detaje tepër interesante: Propaganda ishte një emër i vendosur nga ne të katër… Nisi si nevojë e jona për të shprehur këtë qejfin që bëjmë me njëri-tjetrin jashtë kamerave apo jashtë punës sepse ne na pëlqen improvizimi. Mjafton një shkëndijë, një fletë, një palë syze, një stilolaps, një diçka dhe ne duhet ta stërmadhojmë atë gjë dhe ta stërhollojmë duke përdorur sarkazmën që na karakterizon ne të katër. Këtë gjë donim ta sillnim në radio, në një formë ndryshe sepse menduam që duke mos na parë edhe vizualisht njerëzit do ishte edhe një sfidë për ne… Ideja është që ne i kemi kënaqur njerëzit duke na parë e tani duhet që të na dëgjojnë. Ne po kërkonim diçka që ta vriste veshin, patëm disa variante, me të cilat u zumë me njeri-tjetrin dhe papritur doli emri “Propaganda”. Kemi vendosur që t’ja vendosim emrin emisionit “Propaganda” për faktin e vetëm se jetojmë në një periudhë që propafanda është mëse e praktikueshme, mëse e sheshit dhe ne kemi vendosur të propagandojmë, jo atë që do partia apo partitë por atë mendim që kemi ne me njëri-tjetrin sepse në publik duhet të propagondohen edhe tematika ‘funny’. Te 'Propaganda' janë disa rubrika të ndryshme. Rubrika që lidhen me njëra-tjetrën nga improvizimi dhe spontaniteti. Personazhe të rinj, në studio do të ketë të ftuar njerëz të thjeshtë, njerëz që nuk kanë dalë kurrë në televizor. Njerëz që i shohim çdo ditë, i hasim çdo ditë, por i harrojmë.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024