Një varg përparimesh në kërkimet ndaj kancerit gjatë dekadës së fundit ka ndihmuar që normat e mbijetesës të rriten ndjeshëm. Por parandalimi i sëmundjes mbetet një pikë qendrore e rëndësishme për shkencëtarët. Zakonet që mbushin jetën tonë të përditshme, duke përfshirë përdorimin e telefonit, mund të ndikojnë në rrezikun e kancerit.
Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose neoplazme. Sëmundja ka shumë shkaqe të njohura, por shumë prej tyre anashkalohen në jetën e përditshme. Në një studim të vitit 2018 të botuar në revistën ‘Environmental Health Perspectives’, studiuesit zbuluan se ekspozimi ndaj niveleve të larta të dritës artificiale në natyrë gjatë natës mund të rrisë dyfish rrezikun e kancerit të prostatës.
Drita blu besohet se është më e dëmshme për shëndetin e njeriut për shkak të intensitetit të saj. Ajo ka një gjatësi vale më të shkurtër se dritat e tjera në spektrin e dukshëm, që do të thotë se lëshon më shumë energji se dritat e tjera të dukshme. Sipas Doktoreshës Deborah Lee, nga ‘Dr Fox Online’, një studim spanjoll i vitit 2020 dha prova të mëtejshme të efekteve të dëmshme të dritës blu në shëndetin tonë.
Ajo shpjegoi:
661 pacientë me kancer të zorrëve u krahasuan në 1,322 kontrolle.
Autorët llogaritën, duke përdorur të dhëna për ekspozimin artificial gjatë natës nga monitorimi satelitor, se ekspozimi ndaj dritës blu rrit rrezikun e kancerit të zorrëve me 60%.
Drita blu është lidhur me një rritje të incidencës së kancereve të tjera, si kanceri i gjirit dhe i prostatës. Punëtorët me turne të vona kanë një rrezik të shtuar për kancerin e gjirit.
Në ditë si këto as që mundemi ta imagjinojmë veten pa telefona nëpër duar. Smartphone-ët janë shumë më tepër sesa pajisje komunikimi. Çdo detaj i tyre reflekton interesat dhe personalitetin tonë. Telefoni sot është një dritare që na lidh me botën, për të mos përmendur opsionet e mundshme të sigurisë që na jep në raste rreziku.
Nëse nuk e dinit, nomophobia përshkruan frikën e të qënit pa një telefon në dorë dhe lidhet ngushtë me përdorimin e tepërt të tij. Kontrrolli i shpeshtë i telefonit, fiksimi për të shkruar mesazhe apo për të parë çfarë bëhet në rrjetet tuaja sociale jo rrallëherë shkakton ankth dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.