Music

Ja kush personazh ka dalë më shumë në këngët e fundvitit në Top Media

Këngët e fundvitit do të mbeten gjithmonë një kartolinë me drita dhe muzikë, ngjyra dhe jetë që ndriçojnë ekranet në shtëpitë tuaja.

Ata jemi mësuar t’i shohim në ekran në rolet e tyre si moderatorë, gazetarë, këngëtarë, folës në radio, gjithmonë brenda kornizës së tyre televizive e radiofonike. Por kur bëhet fjalë për urimin e fundvitit, kurioziteti na shtohet për t’i parë ndryshe, si duke kënduar, kërcyer, të buzëqeshur dhe akoma më pranë publikut shqiptar dhe fansave që i duan shumë. Bëhet fjalë për Arbana Osmani, Luana Vjollca, Kozeta Kurti, Eno Popi, Salsano Rrapi dhe Denis Dyrnjaja, të cilët janë ndër personazhet më të famshëm të Top Medias.

Bëhet fjalë për 20-të këngët e fundvitit nga viti 2001 deri në vitin 2020. Imazhe të ekranit që do të mbeten gjatë në memorien tonë, vijnë me këngë dedikuese ndër vite, këngë që shprehin një botë paqësore dhe shpërndajnë dashuri.

Të gjithë pjesëmarrësit e Top Medias janë të rëndësishëm, pa përjashtim sepse janë produkti i të sotshmes dhe frymëzimi i të ardhmes. Në këtë artikull kemi spikatur disa prej tyre, duke nxjerr në pah se sa herë janë shfaqur këto personazhe ndër vite 2001-2020.

Arbana Osmani kryeson në listë, e cila ka marrë pjesë në 20-të këngët e fundvitit, madje edhe ajo vetë e ka përmendur këtë fakt duke u shprehur se paska edhe një talent si këngëtare.

Më pas numërojmë Eno Popin, i cili është shfaqur 12 herë në këngët e fundvitit. Në vitin: 2004, 2006, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020.

Ndërsa aktori i dashur i humorit Salsano Rrapi, numërojmë 9 këngë të fundvitit, ku ai është shfaqur. Pra në vitin: 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020.

Po në këtë renditje është edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca, e cila është shfaqur në këto vite: 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2010.

Më pas vjen Denis Dyrnjaja, një figurë shumë e njohur si për Top Channel dhe në Top Albania Radio. Denisi është shfaqur 5 herë në këngët e fundviti. Në këto vite: 2011, 2014, 2015, 2017, 2019.

Ndërsa e fundit në këtë listë, por jo për nga rëndësia renditet Kozeta Kurti, e cila ka marrë pjesë në 3 këngë të fundvitit. Në vitin: 2003, 2004 dhe 2006. Duhet të kujtojmë, që tashmë Kozeta është rikthyer në Top Albania Radio.