Film & Tv Gossip

Ja kush janë tre më ‘hamshorët’ në “Kepi i Tundimeve” sipas jush…

Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të  fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

E sigurisht mes këtyre çunave dhe gocave kaq seksi, na duhet të zgjedhim dhe kush triumfon pak më shumë se të tjerët. Ditën e djeshme ne kërkuam dhe mendimin tuaj se cili nga djemtë e “Kepit të Tundimeve” ishte më ‘hamshor’. Dhe nga përgjigjet tuaja, ja se cilat ishin rezultatet…

1. Në vend të parë me ‘full hamshoro metri’ kemi Atdhe Xharavina. Atdheu padyshim që është një personazh shumë i përfolur edhe pse eksperienca e tij në “Për’Puthen” ka përfunduar ai vazhdon të jetë në qendër të mediave me çdo ‘lëvizje’ tijën.

2. Në vend të dytë është Fation Kuqari. Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” gjithashtu ka qenë mjaft i përfolur në rrjet.

3. Në vend të tretë ndodhet Klejdi Qemalli.