Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Këtë javë nominimet janë bërë në mënyrë të fshehtë, ku banorët një nga një kanë dhënë dy emra në dhomën e rrëfimit. Përvec disa banorëve që ishin imun pvr shkak se fituan sfidën nga Vëllai i Madh, të nominuarit për këtë javë janë: Fatjoni, Meri, Juli, Ilnisa, Meritoni, Sara dhe Gabriele.
Debati gjatë javës mes Eglës dhe Ilnisës ka qenë tema e parë e diskutimit për mbrëmjen e sotme. Gjatë debatit Egla ka përfshirë edhe banorë të tjerë duke i quajtur “zara” të Ilnisës. Për këtë Juli i ka drejtuar një pyetje Eglës, duke marrë shkak edhe nga hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.