Fation Kuqari është një nga personazhet e “Për’puthen” që ka arritur të fitojë simpatinë e publikut. Herë më takimet e tij të dashurisë, e herë më gjaknxehtësinë në situata të ndryshme, ai gjithnjë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai reagoi në rrjetet e tij sociale mbi lidhjen e Melisës dhe Andit, një marrëdhënie e cila nuk e surprizoi dhe aq shumë.
Ndërkohë, pak orë më parë, Fationi festoi ditëlindjen e tij, dhe veç miqve e familjarëve, ishin të ftuar edhe mjaft personazhe të dashur nga “Për’puthen”. Gjithashtu, edhe Arjan Konomi opinionisti i emisionit ishte i ftuar. Dyshja ka patur mjaft debate në emision, të cilat me sa duken kanë përfunduar me largimin e Fationit.
Një tjetër e ftuar, ishte Ana Kauri, ish-personazh i “Për’puthen”. Fationi ka bërë disa takime interesante me Anën, por me sa duket tani kanë mbetur miq. Edhe Shqipe Hysenaj, ishte e ftuar në ditëlindjen e Fationit. Dyshja nuk ka bërë asnjë takim romantik në emision dhe duket se miqësia e tyre vazhdon ende.
Të tjera personazhe publike ishin edhe Ina Kollçaku dhe Jasmina Kadriu, të cilat po ashtu i njohëm te i njëjti emision. Ndërkohë, nuk mungoi edhe Olsa Muhameti, autorja e programit. Duket se “Për’puthen” po ia del mbanë jo vetëm të përmbushë qëllimin kryesor, atë të lidhjeve të dashurisë, por edhe të krijojë miqësi të cilat u rezistojnë kohës.