Aktualitet

Ja kur hapet qendra për emigrantët në Gjadër, ‘La Repubblica’ zbulon detaje!

Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër, është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht, raporton “La Repubblica”.

Më herët ishin dhënë dy data të tjera për hapjen, por tashmë konfirmohet se fillimi i javës së katërt të muajit starton edhe misionin e ri për qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Manuali strikt i palës italiane

Nga na tjetër, pala italiane, ka përgatitur një manual, i cilësuar si surreal nga mediat përtej Adriatikut. Dokumenti është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për burrat dhe gratë që do të dërgohen për të menaxhuar burgun 20-vendësh për emigrantët në Gjadër: nga mënyra e të veshurit, deri te si te konsumimimi i kafesë.

Stafi që do shërbejë aty, duke përfshirë edhe ata që do punojnë në kuzhinë apo si sanitarë përveç policëve, do ketë edhe rregulla strikte.

Dhe një prej tyre është “shmangia ndaj kurthit prej grave” dhe në këtë rast ndaj atyre shqiptare, të cilat mund të punojnë aty, por edhe jashtë qendrës. Bëhet fjalë për një kod etike që italianët duhet ta zbatojnë.

Sepse “një burrë që sheh gruan e tij duke u ballafaquar me një burrë tjetër, mund të reagojë keq!”, – thuhet në një rresht të dokumentit.

Por jo vetëm kaq, sepse teksa shqiptarët cilësohen një “popull modest”, “lakuriqësia apo veshja jo e mirë në publik nuk është e mirëpritur”, shkruan “La Repubblica”. Pra një kod etike edhe për veshjen, përveç sjelljes morale.

Po ashtu, rregullorja për efektivët që do vijnë në Shëngjin dhe Gjadër (Vademecum), përmban konkretisht 14 pika.