Aston Martin ka njoftuar se më 12 shkurt do të prezantojë modelin e ri Vantage së bashku me një makinë sportive për gara GT3. Njoftimi i Aston nuk ofron asgjë përtej datës së debutimit. Gjithçka që dihet është se modeli i ri fuqizohet nga një motor V-8 4.0 litërsh me 600 kuaj fuqi i cili gjendet edhe në prodhimet e Mercedes-AMG.
Sa i përket transmetimit manual të shpejtësive nuk është bërë e ditur asgjë, pasi versioni i ri pritet të jetë automatik. Megjithatë, një tjetër version me tre pedale mund të shfaqet në të ardhmen. Aston Martin ka deklaruar se do të vazhdojë të ofrojë automjete të tilla, si Valor që debutoi korrikun e kaluar.
Aston Martin i habiti të gjithë duke nxjerrë në treg një biçikletë. Në bashkëpunim me “J.Laverack Bycicles”, kjo biçikletë cilësohet nga të dyja kompanitë si një “supermakinë me dy rrota”. Materialet e përzgjedhura për ndërtimin e kësaj biçiklete janë titani dhe fibrat e karbonit, të njëjtat material që përdoren për makinat supersportive, që kanë si karakteristika kryesore rezistencën dhe lehtësinë në manovrim. Për këtë arsye, kjo biçikletë peshon vetëm 7,5 kg.