Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Prej pak kohësh Klea na kishte treguar se të dy do të kurorëzonim dashurinë e tyre në martesë në datën 4 Qershor, pra ditën e sotme, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre Krid. E këto janë disa pamje nga celebrimi.
Duket se për shkak të shumë projekteve, Klea dhe Elgiti nuk janë dhe aq të përgatitur për këtë ditë të veçantë për ta, pasi Klea ka treguar se një nga frikërat e saj për dasmën është se mos ndoshta asaj ose Elgitit i ndodh ndonjë incident. E këtë e ka treguar me një video teksa dhëndri dhe nusja kërcejnë dhe më pas pengohen e rrëzohen në sytë e të gjithëve.