Nëse jeni të shqetësuar për nivelet tuaja të kolesterolit dhe nuk ushtroheni rregullisht, përpjekja për të shtuar disa ushtrime në javë mund të bëjë një ndryshim. Aktiviteti i moderuar fizik dihet se rrit llojin e “mirë” të kolesterolit, i njohur si kolesteroli i lipoproteinës me densitet të lartë. Nëse jeni në kohë të ngushtë ose nuk dini nga të filloni, provoni të lëvizni më shumë, të ecni sa herë që të mundeni dhe të përdorni shkallët.
Largoni yndyrnat e këqija
Ka lloje të ndryshme yndyrnash. Yndyrnat trans, gjenden në ushqimet e përpunuara si ushqimet e shpejta, artikujt e ngrirë, produktet e pjekura dhe të ngjashme, janë të këqija për nivelet e kolesterolit “të mirë” dhe për shëndetin e zemrës. Mundohuni të jeni të vetëdijshëm për llojin e ushqimit që hani, duke zgjedhur ushqime me përbërës natyralë, si vajra natyralë dhe ushqime të plota si fruta, perime, drithëra, fasule, peshk dhe mish pa dhjamë.
Mësoni rreth yndyrave të mira
Yndyrnat e mira mund të gjenden në ushqime si avokado, vaj ulliri, arra dhe peshq të yndyrshëm si salmoni, toni, trofta, etj. Shtimi i disa prej këtyre vakteve dhe ushqimeve në orarin tuaj javor mund t’i shtojë një larmi jetës tuaj dhe ta mbajë trupin tuaj më të shëndetshëm.
Shtoni ngjyrë në dietën tuaj
Frutat dhe perimet janë shumëngjyrëshe dhe të ndritshme, dhe ato janë tepër të shëndetshme për sistemin tuaj, duke reduktuar nivelet e kolesterolit. Disa nga ushqimet që duhet të jeni në vëzhgim janë zarzavatet me gjethe, karotat, domatet, luleshtrydhet dhe më shumë. Si rregull i madh: sa më e ndritshme të jetë ngjyra, aq më mirë.