Lifestyle

Ja disa mënyra për ta mbajtur fëmijën të freskët me temperaturat që vijojnë të rriten!

Kur dhoma juaj e gjumit ka rrezet e diellit direkte gjatë gjithë ditës, nuk është çudi që e gjeni veten duke u rrotulluar gjatë natës, duke luftuar për t’ju zënë gjumi, por këto probleme janë të vërteta edhe për foshnjat, të cilët shpesh mund të shqetësohen. Fatmirësisht, llogaria @ewanandfriends në TikTok ka ardhur në ndihmë, duke ofruar këshilla për ta mbajtur fëmijën të freskët në një valë të nxehtë. Duke iu përgjigjur një mami të dëshpëruar duke komentuar “A keni ndonjë këshillë për ta mbajtur të freskët një të porsalindur në këtë valë të tmerrshme të nxehtit, ju lutem?”, gruaja shkroi:

Këto këshilla janë të njëjta për një të porsalindur, por zbatojini ato në dhomën tuaj të gjumit pasi këtu foshnja juaj do të flejë për gjashtë muajt e parë. Këshilla e parë është që të mbani perdet e tërhequra gjatë ditës në mënyrë që rrezet e diellit direkte të mos godasin dhomën dhe investoni në një rrjetë që të bllokojë diellin. Nëse jeni të tunduar të përdorni një ventilator për të ndihmuar, mos e drejtoni atë tek fëmija juaj, por përdorni një ventilator të drejtuar nga muri për të qarkulluar ajrin.

Ajo sugjeroi gjithashtu që të hapni dritaren gjatë ditës nëse është e sigurt për ta bërë këtë dhe ajri jashtë është më i freskët, për të ndihmuar në gjenerimin e një flladi për të ftohur dhomën. Nëna rekomandoi gjithashtu që kur të vishni fëmijën tuaj, të zgjidhni rroba të lehta ‘që marrin frymë’. Ajo tha gjithashtu se ju mund të përdorni thjesht një “jelek pambuku dhe pelena”.