Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Pas mbarimit të finales së madhe, Krist Aliaj dha një intervist për Shqipëria Live, ku përveç se u shpreh për emocionet që përjetoi gjatë asaj mbrëmjeje tregoi edhe se kush ishte personi i parë që takoi kur erdhi në skenën e spektaklit.
Kishe emocione e mendoje se do dilje i dyti?
Shumë, muajn e fundit e prisja e kuptova që mund të isha më i fort se sa mendoja , kisha besim që do dilja dhe i dyti ose i pari…
Kush ishte personi i parë që takove sapo dole?
Personi i parë Olta, u ula te Olta
Po nga familjarët?
Mami vetëm te mami aty më erdhi
Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë bashkëshorti i Olta Gixharit ka pasur aq shumë vëmendje sikur të ishte një banor i “BBV2”. Ama të gjithë e njihnin vetëm si emër, por jo si fytyrë. Së fundmi për shkak se Dori është duke e shoqëruar Oltën kudo, fansat kanë kapur foto dhe video të tyre, ku shfaqet edhe porteti i tij.