Love & Sex

Ja cilat janë 5 pikat kyçe për një lidhje të shëndetshme!

1. Empatia

Ndonjëherë debatet mes çifteve arrijnë në ngërç sepse njëri nga partnerët nuk është i gatshëm ta dëgjojë të gjithë shpjegimin që mund të ketë partneri tjetër në lidhje me një çështjë të caktuar midis tyre. Ta dëgjosh partnerin tënd nuk do të thotë të ndryshosh idetë e tua por thjesht të arrish të kuptosh sesi ndihet apo çfarë mund të ketë personi që t’i ke në krahë. Jo domosdoshmërisht mendimet e tua mund të jenë të gabuara por me këtë veprim t’i i tregon partnerit që interesohesh dhe se ndihesh i gatshëm për të bërë përpjekje për të zgjidhur konfliktin që mund të ketë ndodhur. Pavarësisht se mund të keni kohë që e njihni partnerin tuaj mundohuni që t’i vendosni ndonjëherë këmbët në këpucët e tyre dhe do ta kuptoni se ata mund t’i shohin disa gjëra shumë më ndryshe nga ju.

2. Komunikimi

Komunikimi është një nga çelësat kryesorë dhe më të rëndësishëm në çdo marrëdhënie. Të jesh në gjendje që të shprehesh në mënyrë të vazhdueshme dhe të qartë së si t’i ndihesh do të thotë se çdo paqartësi e vogël mund të zgjidhet shumë shpejt dhe pa probleme. Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me pjesën sesi ndihesh apo çfarë dëshiron ti por vlen gjithashtu edhe për të mësuar sesi të  dëgjosh atë çfarë do të thotë edhe partneri juaj. Mundohuni që ta dëgjoni njëri-tjetrin dhe ta kuptoni se çfarë doni realisht. Gjithmonë duhet t’i sqaroni gjërat dhe asnjëherë nuk duhet të supozoni çfarë mendon apo se si mund të veprojë partneri në një moment të caktuar.

3. Konflikti

Asnjëhërë dy individë nuk mund të jenë 100 përqind njësoj si në sjellje ashtu edhe në mendime gjithmonë do të jenë ato detajet e vogla të cilat bëjnë diferencën. Kjo mospërputhje mendimesh apo idesh mund të sjellë shpeshherë edhe konflikte. Ato mund të lindin shpesh herë por është  në dorën e çiftit që të gjejnë urën e duhur lidhëse të komunikimit dhe që t’i zgjidhin ato. Kjo mund të zgjidhet vetëm duke mos u munduar që në një debat të dalësh i fituar kundrejt partnerit por në një lloj mënyre të falësh, nëse kjo gjë arrihet nga të dy atëherë dhe konflikti merr fund dhe do të jetë çdo gjë më e lehtë.

4. Angazhimi

Angazhimi në mënyrë të përbashkët sidomos në lidhjet më afatgjata, ku të jeni i gatshëm për të punuar dhe për ta planifikuar të ardhmen së bashku me partnerin është shumë i rëndësishëm. Mund të duhet shumë punë dhe mund të jetë shumë e lodhshme një gjë e tillë, por që në fund shpërblimi është shumë i vlefshëm. Duhet që gjithmonë me njëri-tjetrin të jenë të qartë dhe të vendosur në lidhje më objektivat dhe synimet që i caktoni në mënyrë të përbashkët.

5. Dashuria

Dashuria është një ndjenjë shumë e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme për këdo. Që një marrëdhënie të funksionojë duhet që patjetër të ekzistojë dashuria. Ajo nuk është automatike por është një ndjenjë që kultivohet dhe që është e pakushtëzuar. Dashuria është esenciale për shëndetin e të gjithëve. Partnerët duhet që mes tyre ta kultivojnë sa më shumë këtë ndjenjë në mënyrë që marrëdhënia e tyre të mos zgjasë.