Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sot në 21:00 në “Big Brother Vip” :
Jetmiri-Egla, a do të largohet ai nga shtëpia?
“Ku e ke marrë këtë siguri?”, Juli hedh dyshime mbi Romeon!
Në mbrojtje të Romeos, a po i del Heidi kundër Eglës?
Meriton vs Juli, Ilnisa ‘molla e sherrit’?
Liamit do t’i realizohet dëshira më e madhe
Kush do të shkojë në televotimin e së shtunës?
View this post on Instagram
Ish-banorja e “BBV1” Paloma ka qenë e ftuar në “Breaking” në Top News ku ka komentuar ngjarjet dhe personazhet e BBV3. Sipas Palomës Egla ka qenë e martuar me një italian dhe kanë një biznes së bashku. Gjithashtu ajo shtron se pas shumë vitesh bashkëjetese, Egla është ndarë me Italianin, por sipas saj, aktorja figuron e martuar me dikë tjetër në Shqipëri.