E ftuar në “Live from Tirana” ishte Xhiliola Lamaj për të folur rreth risive që muaji shtator do të sjellë për shenjat e horoskopit. Ja si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e zodiakut…
Ky muaj shtator sjell ekuinoksin, që barazohet dita me natën. Gjëja më pozitive është se shtatori hyri me Hënë të Re. Pothuajse të gjitha shenjat zodiakale, po flasim për të gjithë ata që besojnë në energji, arrijnë ta kuptojnë se çfarë diference kishte muaji gusht me Mërkurin në retrogradë dhe se si ne kemi përjetuar një lloj çlirimi, edhe financiar, edhe emocional tani në nisje të shtatorit. Dhe tani është momenti për të marrë vendime të rëndësishme.