Health & Beauty

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë dimrit

Temperaturat e ftohta kanë tendencë të na mbajnë brenda shtëpisë dhe të na bëjnë më të prekshëm nga viruset dhe infeksionet, por përveç këtyre sëmundjeve të dimrit, moti i ftohtë mund të ndikojë në trupin tonë duke shkatuar probleme të paimagjinueshme. Në këtë artikull do të njiheni se si reagon trupi juaj ndaj të ftohtit.

Gjuha juaj punon më shumë se zakonisht

Temperaturat e ngrirjes i bëjnë buzët tuaja të ndjehen më të thata dhe ju tundoheni të lëpini buzët shpesh për t’i njomur ato. Megjithëse mund t’ju japë lehtësim të përkohshëm, ky zakon mund të bëjë që buzët tuaja të copëtohen.

Dhëmbët mund t’ju lëndojnë

Nëse keni dhëmbë  të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje të mprehtë dhe shpuese kur jashtë është shumë ftohtë. Ajri i ftohtë mund të arrijë nervat thellë brenda dhëmbit dhe të shkaktojë që dhëmbët tuaj të lëndohen. Stomatologët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë, dhe të mbështillni një shall rreth gojës tuaj për ta mbajtur atë të ngrohtë dhe për të mbrojtur dhëmbët tuaj të ndjeshëm nga i ftohti i dimrit.

Mund të rritet sheqeri në gjak

Moti i ftohtë inkurajon trupin tuaj të lëshojë hormone të stresit që rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Për shumë, ndërsa temperatura bie, gjithashtu rritet sheqeri në gjak sepse kur është ftohtë, ne jemi më pak të motivuar për të dalë jashtë dhe për të ushtruar aktivitet fizik. Për shkak se aktiviteti fizik ul sheqerin në gjak, mjekët rekomandojnë që të punoni në shtëpi gjatë dimrit për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit.

Mund të humbni peshë

Ndërsa është e vërtetë që shumë njerëz shtojnë peshë në dimër, është gjithashtu më e lehtë për trupin të djegë kalori kur është ftohtë. Kur trupat tanë përshtaten me temperaturat e ftohta, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Kur dridhemi nga i ftohti, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.

Ju shkaktohen më shumë rrudha

Ne nuk mund ta fajësojmë plotësisht dimrin për shfaqjen e rrudhave, por lëkura jonë është më e ndjeshme ndaj dëmtimeve gjatë sezonit të ftohtë. Për shkak se ka një rënie të lagështisë në ajër gjatë muajve të ftohtë, lëkura juaj fillon të thahet.  Nuk mund të mbajë mjaftueshëm lagështi dhe si rezultat, bëhet më e thatë dhe me shumë rrudha.