Aktorja Nicola Coughlan ka bërë shaka kur ka thënë se ajo është e dashur me Kim Kardashian pasi seriali i sezonit të parë të “Bridgerton” u bë një hit në mbarë botën. Drama e përshtatur nga romanet e Julia Quinn, u bë seriali më i shikuar në “Netflix” në kohën e premierës së tij, me 82 milionë shikime.
Dhe me publikimin e shumëpritur të sezonit të dytë më 25 mars, Nicola dhe kasti reflektoi mbi suksesin e shfaqjes dhe atë që pret familjen Bridgerton në një intervistë me Entertainment Weekly. Nicola, e cila u vendos në qendër të vëmendjes me komedinë e “Channel 4”, me titull “Derry Girls”, tha se:
Unë vij nga një sfond i teatrit të vogël turne, kështu që jam e lumtur kur 15 njerëz shikojnë diçka. Kur Bridgerton doli, unë thashë: “Askush nuk do të shikojë”, dhe më pas ra si një top bore. Më pas Kim Kardashian tha se është seriali i saj i preferuar. Tashmë në Instagram jemi më të mirët.
Kasti i “Bridgerton” pozoi në një fotosesion shoqërues për publikimin me Nicola duke u bashkuar me Claudia Jessie (Eloise Bridgerton) dhe Charithra Chandran, (Edwina Sheffield) për kopertinën e parë. Duke bërë edhe një lloj paranteze për personazhet e tyre, ku Nicola mahniti me një fustan të verdhë, të cilin e kombinoi me “Gucci”.
Nicola, e cila luan Penelope Featherington në Bridgerton, foli gjithashtu për personazhin që u zbulua si shkrimtarja e thashethemeve Lady Whistledown në finalen e sezonit të parë. Ajo tha:
Ajo është gruaja më e fuqishme në Londër. Shpesh, ne i perceptojmë thashethemet si një shpikje shumë moderne por në të vërtetë nuk është ashtu. Kur gratë nuk kishin zgjedhje në jetën e tyre, kjo ishte gjithçka për të cilën ato konsideroheshin të mira. Pra, pse të keni turp të merrni pjesë në të?
Nicola shtoi për karakterin e saj:
Njerëzit e lënduar i lëndojnë njerëzit. Njerëzit nuk e trajtojnë atë mirë, kështu që ajo është në gjendje të prodhojë dhe të lëvizë gjërat sipas dëshirës së saj.