Këngëtarja e njohur Elvana Gjata vazhdon me sukseset e saj të fundit. Kishin kaluar 3 vite që nga albumi i fundit i publikuar nga këngëtarja dhe “Çelu” pati shumë impakt te publiku shqiptar dhe duket se është pëlqyer shumë. Sipas fansave të panumërt të saj, këngët e publikuar do të vazhdojnë të jenë hite gjatë gjithë sezonit të verës.
Ditën e djeshme, Elvana ka publikuar një tjetër këngë të titulluar “Loti”. Deri më tani, video ka patur më shumë se 700 mijë klikime në “Youtube” dhe reagimet kanë qenë të shumta. Kënga është pëlqyer nga fansat, të cilët nuk kanë nguruar t’i thonë se është e denjë për kompeticionin “Eurovision”.
Dhe duket se nuk kanë qënë vetëm këto reagime. Ajo që nuk prisnim ishte një postim i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe në llogarinë e tij në “Instagram”. Braçe e ka komplimentuar zërin e Elvanës dhe jo vetëm:
Tingull, zë, elegancë, breg, park, erë veriu, një copëz Divjake…
Nëse edhe juve ju pëlqen kënga e fundit e Elvana Gjatës, mund ta votoni atë për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “Top Awards” dhe në “The Top List“.