Health & Beauty

Ja çfarë fshihet pas fotove perfekte të Instagram-it

Shpesh kur hapni Instagram-in, shihni pafund foto perfekte të njerëzve të famshëm, blogerëve, por edhe të njerëzve të ndryshëm.

Fotografitë perfekte të njerëzve mund të shkatërrojnë vetëvlerësimin tonë. Por mos u mashtroni, pas çdo fotografie të përsosur ka shumë përpjekje, ndonjëherë edhe situata gazmore.

Fotografi britanik, Kim Britt, zbulon se çfarë ndodh në të vërtetë pas këtyre fotove perfekte në Instagram. Prandaj duam të ndajmë me ju disa fotografi që demaskojnë realitetin që fshihet pas Instagram-it.