Princi Harry ka zbuluar se dëshiron t’u mësojë fëmijëve të tij Archie dhe Lili për rëndësinë e gjetjes së qëllimit në jetë. Duka i Sussex-it i cili aktualisht ndodhet në Hagë për Lojërat Invictus, shërbeu në ushtri për dhjetë vjet, duke u ngritur në gradën e kapitenit dhe duke ndërmarrë dy turne në Afganistan.
Harry, i cili po rrit djalin e tij Archie, gati tre vjeç, dhe vajzën e tij Lilibet, dhjetë muajshe, me gruan e tij Meghan Markle në Kaliforni, u pyet nga revista People se çfarë planifikon t’u tregojë fëmijëve të tij për kohën e tij në ushtri. Ndërsa babait të dy fëmijëve iu hoqën titujt e tij ushtarakë kur dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2020, ai tha se karriera e tij i mësoi se si të ishte në shërbim të vërtetë ndaj të tjerëve.
Unë jam mirënjohës për çdo përvojë që kam patur brenda dhe jashtë uniformës time. Mësova se si të jem në shërbim të vërtetë për të tjerët. Se gjetja e qëllimit është një nga përvojat më të këndshme. Kjo punë e vështirë duhet të jetë përmbushëse dhe shpërblyese në të njëjtën kohë.
Ai krijoi Lojërat Invictus në vitin 2014 dhe është përfshirë thellësisht në këtë ngjarje që atëherë. Babai i dy fëmijëve tha se mezi pret të sjellë fëmijët e tij në këtë ngjarje dhe se Archie, më i madhi i tij, tashmë e di për konkursin.