Health & Beauty

Ja arsyet pse zgjoheni të lodhur në mëngjes

Ju ndodh shpesh që të zgjoheni të lodhur dhe pa dëshirë për të filluar ditën?! Në këtë artikull do të mësoni tre arsyet kryesore pse ju ndodh kjo gjë:

Lëvizja e shpeshtë gjatë natës

Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundët të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye. Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve. Për këtë arsye ju do të zgjoheni të lodhur çdo mëngjes pasi trupi juaj ka harxhuar energji edhe gjatë natës.

Zgjoheni me gojë shumë të thatë ose frymë të keqe

Këto janë dy simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me frymëmarrjen dhe gërhitjen që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve respiratore. Ndërsa ju flini gjumë me gojë hapur, kjo gjë mund të ndikojë në tharjen e saj.

Shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës

Këto simptoma janë një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës. Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë. Por me kalimin e viteve trupi juaj nuk mund ta kontrollojë më mbajtjen e urines, prandaj do të detyroheni të zgjoheni edhe gjatë natës.