Aktualitet

Ja arsyet e divorcit të Elia Zaharias e Princ Lekës!

Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Vendimi i zbardhur mban datën 25 prill 2024 dhe zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy. Aty thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese, Zaharia ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 e që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina.

Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu. Zgjidhjen e marteses ligjore midis kerkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.  Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kerkuesia Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka patur para martese “Zaharia”.

Në gjykatë, të dy kanë shprehur qartazi vullnetin e tyre dhe secili ka dhënë lirisht pëlqimin për zgjidhjen e martesës, duke pretenduar se kanë konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi e ndërprerje të bashkëjetesës. Për këto shkaqe, vendosën që me vullnetin e tyre të lirë e të plotë, me pëlqimin reciprok, të zgjidhin martesën ligjore që nisi në tetor të vitit 2016.

Gjykata vlerëson se këto sjellje të kërkueseve përbëjnë shkelje të rënda që rrjedhin nga martesa. Kur verifikohet një situatë e tillë, nuk mund të flitet për funksionimin normal të martesës, e cila bazohet në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok ndërmjet bashkëshortëve.

Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kërkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion, gjykata mban parasysh: së pari, konflikte të vazhdueshme, mungesën e komunikimit e së dyti, ndërprerjen e bashkëjetesës. Së treti, qëndrimin e vendosur të kërkuesëve për t’i dhënë fund martesës.

Në marrëveshje, të dy prindërit kanë shprehur dëshirën e fortë për të qenë fizikisht të pranishëm dhe për të kontribuar në jetën e fëmijës jo vetëm me mjete materiale, por edhe nëpërmjet pranisë së tyre fizike e dedikimit të kohës së nevojshme. Palët kanë rënë dakord që të ushtrojnë bashkë e në mënyrë të pakufizuar përgjegjësinë prindërore duke u kujdesur e mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar  mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.

Pavarësisht dëshirës e gatishmërisë së Leka Zogut për të marrë fëmijën për rritje dhe edukim meqë Geraldina është e vogël, 3 vjeçe, ai ka shprehur dakordësinë që fëmija t’i lihet për rritje dhe edukim Elias.