Celebrities Film & Tv

Ja 3 personazhet e njohur që do t’i bashkohen kastit të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’!

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë edhe 3 personazhe të tjerë, të cilëve u janë publikuar dhe fotot zyrtare e bëhet fjalë pikërisht për Ylber Bardhi, Luan Jaha dhe Olta Daku, tre aktorë të mirënjohur të kinematografisë. dhe teatrit.



Por, jo vetëm kaq pasi gjithashtu duket se është zbuluar dhe një pjesë e vogël e skenarit dhe e gjitha kjo bazuar në një pyetje që ka drejtuar vetë Top Channel Films në Instagram: “Mos është problem të bëjmë një herë dashuri para divorcit?”

Pra, mos ndoshta do të kemi edhe skena intime mes çiftit protagonist në prag divorci?

Dhe një tjetër aktor i mirënjohur i artit shqiptar do të jetë pjesë e kastit, Ndriçim Xhepa që luante në filma dhe teatër që nga koha e regjimit komunist. Gjithashtu, një surprizë e këtij projekti është edhe pjesëmarrja e blogeres së njohur, fitueses së ‘DWTS’, Sara Hoxha.

Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.