Celebrities Gossip Love & Sex Magazine Showbiz

J.Lo dhe Ben Affleck qenkan martuar dhe ne nuk dimë gjë?!

Epo mesa duket qenka sezoni i duhur që yjet e njohur të botës së showbizit të zhvillojnë ceremonitë e tyre martesore. Vetëm disa ditë pasi ikona  e muzikës, Britney Spears u martua me Sam Asghari, tani  e paska pasur radhën diva Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck. 

Ata u rikthyen në krahë të njëri-tjetrit pas shumë vitesh. Dyshja e njohur para pak javësh bën publik edhe lajmin se ishin fejuar dhe unaza e J.Lo ishte ajo që sidomos vajzat vunë re më shumë. Epo çifti paska pasur edhe plane të tjera përveç fejesës.

Së fundmi është bërë e ditur nëpërmjet informacioneve që qarkullojnë në Instagram dhe në media se ata janë martuar. Fshehtësi totale në dasmën e Benniferit. Dasma do të bëhej në fshehtësi të plotë, e kundërta e mënyrës se si çifti e jetonte romancën dhe fejesën në fazën e parë së bashku, kur në vitin 2003, pasi u pagëzuan nga tabloidët si ‘Bennifer’ dhe ishin në qendër të vëmendjes së paparacëve, ata e shtynë dasmën katër ditë para ceremonisë, për të njoftuar më pas ndarjen e tyre.

Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen, megjithëse nuk ka ende foto, gjë që mund të jetë për faktin se çifti i famshëm mund të ketë shitur imazhet e dasmës ekskluzive për një media.

Së fundmi, ajo që ka habitur ndjekësit e dyshes ka qenë marrëveshja paramartesore e dyshes. Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë partnerit të dashur është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë. Me sa duket, J.Lo po i kërkon Affleck që të kenë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.