Diva e muzikës latine, Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Para disa ditësh ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.
Dyshja e njohur e kanë marrë shumë seriozisht lidhjen e tyre dhe nëse nuk e besoni, së fundmi lart e poshtë po thuhet se J.Lo dhe Affleck janë duke diskutuar për pushimet verore. Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.
Burimi zbulon se Lopez është tepër e lumtur në romancën e saj me Affleck…
Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë midis Los Angeles dhe Miami-t dhe janë shumë të lumtur së bashku.
Rikujtojmë, se burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.
Së fundmi është bërë e ditur se miqtë e J.Lo janë duke e shmangur atë. Sipas “Gossip Cop” diva e muzikës pop ka qenë e fiksuar me veten së fundmi. Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood.