Bota

Izraeli rrethon Gazën me tanke! Ende mblidhen të vrarët pas luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit

Militantët e Hamasit nisën të bombardojnë me raketa qytetin izraelit të Ashkelonit. Dy orë para sulmit ata lëshuan një paralajmërim, ndërsa raketat artizanale nisën të hidhen por pjesa më e madhe janë kapur nga mbrojtura ajrore e Izraelit.

Ushtria e Izraelit nuk ka ndalur bombardimet në qendrat ku qëndrojnë militantët e Hamasit. Varkat në portin e vogël të Gazës janë bombarduar.

I gjithë Rripi i Gazës është rrethuar nga një numër shumë i madh tankesh dhe forcash ushtarake të Izraelit. Ndërkohë që vazhdojnë kontrollohet në zonat pranë kufirit mes dy vendeve. Repartet ushtarake izraelitë kanë asgjësuar një numër të madh të militantëve të Hamasit, gjithsej 1500 që kishin kaluar kufirin.

Trupat e palestinezëve që kryen sulmin gjenden ende në këto zona.

Të gjithë ndërkohë presin sulmin tokësor që Izraeli do bëjë ndaj Gazës, ai është lajmëruar nga drejtuesit e lartë të ushtrisë që po grumbullojnë armatime dhe forca ushtarake. Por ndërkohë është rritur prania ushtarake edhe në veri të vendit, pasi militantët e Hezbollah formacioni ushtarak në Liban kanë qëlluar me mortaja. Ushtria izraelite vrau disa militantë dhe bombardoi pozicionet e Hezbollah në Liban.