Bota

Izraeli përkujton viktimat e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023!

Në Izrael kanë nisur shërbimet përkujtimore për përvjetorin e parë të sulmit terrorist të Hamasit. Presidenti izraelit Isaac Herzog mbajti një minutë heshtje sot në mëngjes pranë vendit të festivalit muzikor Nova, ku u përkujtua ngjarja tragjike e 7 tetorit 2023. Në kohën kur po fillonin përkujtimet, ushtria izraelite njoftoi se katër raketa ishin hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza jugore.

Tre nga raketat u kapën ndërsa një u ul në një zonë të hapur, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Në sulmin e paprecedentë terrorist të 7 tetorit 2023, më shumë se 1200 njerëz u vranë në Izraelin jugor dhe rreth 250 u morën peng në Rripin e Gazës. Ndërsa kombi bashkohet në zi, vendi është gjithashtu i ndarë në qasjen e tij ndaj shërbimeve. Të afërmit e pengjeve po organizojnë mitingun e tyre përkujtimor në Tel Aviv.

Më vonë, qeveria izraelite do të transmetojë një shërbim përkujtimor që është regjistruar paraprakisht në Izraelin jugor. Në funksion të rregulloreve të sigurisë në fuqi për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa, vetëm maksimumi 1000 persona lejohen të marrin pjesë në terren. Shërbimet përkujtimore do të transmetohen në internet dhe në programe të veçanta televizive.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “zemrat tona janë gjithashtu me komunitetet hebraike në mbarë botën”.

Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj kujtimet e viktimave. BE-ja qëndron me të gjithë njerëzit e pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar deri në palcë që nga ajo ditë fatale. Sulmi i Hamasit solli vuajtje të pamasë jo vetëm për popullin e Izraelit, por edhe për palestinezët e pafajshëm.

Von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza e lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve. Gjithashtu, premtoi ndihmë financiare për popullin palestinez e për Libanin.

Incidentet antisemite ishin në rritje. Do të ketë më shumë burime për të trajtuar këtë çështje.

Ekonomia e Izraelit është në alarm të kuq, turizmi nuk është më, të rinjtë janë në batalionet që luftojnë në Gaza dhe në kufirin me Libanin. Shumë banorë, mijëra, janë larguar nga shteti hebre, duke zgjedhur të kthehen për të jetuar në Evropë, në vendet ku kanë edhe shtetësinë. Shumë të tjerë po mendojnë për këtë.