Bota

Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës!

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Hezbollahu ka lëshuar mbi 5000 raketa, raketa antitank dhe drone shpërthyese nga Libani në Izrael.

Kështu ka thënë ditën e sotme zëdhënësi i qeverisë izraelit David Mencer.

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje territoriale me Libanin” dhe kufiri verior i Izraelit është “pikërisht aty ku OKB-ja tha se duhet të ishte”, shtoi ai, duke theksuar se Hezbollahu mban “përgjegjësinë e plotë” për përkeqësimin e sigurisë.

“Diplomatikisht ose ushtarakisht, në një mënyrë ose në një tjetër, ne do t’i kthejmë izraelitët në shtëpitë e tyre në Izraelin verior”, theksoi ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, informoi sot ministrat se ai ka shpërbërë kabinetin e luftës.

Kjo shpërbërje e kabinetit vjen pas largimit të Benny Gantz, për të cilën Netanyahu tha se pas largimit të tij nuk do të formohet më një kabinet i ri lufte.

“Kabineti i luftës ishte pjesë e një marrëveshje koalicioni me Gantz, me kërkesën e tij. Meqenëse Gantz është zhdukur, nuk ka më nevojë për një kabinet”, shtoi kryeministri.

Kabineti i luftës u formua pas masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor 2023.