Thuhet se së fundmi këngëtarja e famshme Lana Del Rey është ndarë nga i fejuari i saj. Krijuesja e hitit “Video Games” u fejua me Clayton Johnson dhjetorin e kaluar, disa muaj pasi u takuan përmes një aplikacioni takimesh. “The Mirror” raporton se dyshja kanë ndarë rrugët pas problemeve që hasën gjatë izolimit. Ndërkaq, një burim u shpreh se:
Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi gjatë pandemisë pati vështirësitë e veta dhe ata fatkeqësisht kanë ndarë rrugët.
Clayton kishte publikuar një foto të tyre së bashku në Instagram në muajin shkurt, por fotografia tashmë është fshirë. Lana më parë ka qenë në një lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për tre vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017.
Ndërkaq, Lana dukej më e lumtur se kurrë pasi u pa për herë të parë që nga çaktivizimi i kanaleve të saj në mediat sociale pak më shumë se dy javë më parë. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant, ishte rrëzëllitëse teksa u fotografua në një kishë në Beverly Hills.
Rikujtojmë, gjithashtu se albumi i këngëtares me titull “Chemtrails Over the Country Club”, ka rezultuar që të jetë më i shituri për vitin 2021 në Britaninë e Madhe. 35-vjeçarja pas vdekjes së idhullit Amy Winehouse pati deklaruar se nuk dëshironte të këndonte më, por në fakt ajo e vazhdoi karrierën muzikore duke u shndërruar në një prej artisteve më fitimprurëse në tregun muzikor.