Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar psikoterapistja Izela Tahsini. Prof.As. Izela Tahsini punon si psikoterapiste e certifikuar në Qendrën e Psikoterapisë, Tiranë, që nga krijimi i saj në vitin 2004. Fushat e saj kryesore të interesit janë psikoterapia, puna me fëmijët, etj. Ajo ka një eksperiencë 16-vjecare në këshillim dhe psikoterapi me klientë me nevoja dhe probleme diverse. Në fushën e psikoterapisë mban gjithashtu diplomën Baçelor i Shkencave në Psikoterapi, dhënë nga Universiteti ‘Zigmund Frojd’ në Vienë dhe po punon tezën e Masterit në të njëjtin Universitet.
Që nga viti 2002, Zj. Tahsini është pedagoge në Departamentin e Punës Sociale dhe Politikës Sociale, FSHS, UT, ku jep lëndët: Hyrje në Psikoterapi, Puna Sociale me Familjet, Teori feministe, Puna sociale në Shkolla, etj. Në fushën e punës sociale ajo mban gradën Doktor (përvec diplomës Baçelor dhe Master) dhe ka punuar tezën e doktoraturës mbi Problematikën e Abuzimit të Fëmijëve dhe rolin e Punonjësit social shkollor. Vitet e fundit është shtuar shumë numri i të rinjve që shkojnë tek psikologu. Kjo grupmoshë kaq e re shkon e shoqëruar nga prindërit apo zgjedhin t’i drejtohen vetë një psikologu?
Përgjithësisht vijnë të shoqëruar me prindërit edhe adoleshentë që prindërit e të cilëve nuk e kanë shumë të lehtë ta lëshojnë kontrollin. Përveç ineteresit patjetër për një takim të parë, apo ndonjëherë vijnë edhe për të marrë vesh pak më shumë gjë e cila nuk mund të ndodhë, sepse psikoterapia për çdo moshë është super private dhe konfidenciale dhe marrëdhënia me prindin mbahet vetëm në rastet kur ka rrezik për dëmtimin e jetës së personit. Përndryshe çdo gjë që ndodh brenda terapisë është e tillë. Përveç kësaj, e rëndësishme është që interesi i prindërve për fëmijët e tyre dhe për adoleshentët është i lartë.
Ndonjëherë prindërit kërkojnë që të futen tek dhoma dhe të kuptojnë se si qëndron situata. Sa e shpeshtë është kjo gjë?
Edhe sepse përderisa nuk e dinë, do të thotë që ka një ngërç në komunikimin e tyre. Sigurisht, shqetësimi dhe akti i prindit është i kuptueshëm, por ajo që ne bëjmë është se e ndihmojmë këtë proces në mënyrë indirekte. Pra, duke punuar me adoleshentin që marrëdhënia e tij me prindin të përmirësohet.