Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Egla Cenos dhe Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq banorin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.
Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën
Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjë, ky je ti dhe më thua ti mua perverse
Juli: Ik o Egla ik
Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë
Juli: Tani po e shikon Shkodrën ti
Sara hapi Kutinë e Pandorës, ku duhet të zgjidhte se kë do të çonte në televotim, djemtë apo vajzat e shtëpisë. Sara u shpreh se këtë edicion të tretë të dëshiron që ta fitojë një vajzë, e për këtë arsye dërgoi të gjithë meshkujt në nominim. Gjatë një debati me Gazin dhe Ilnisën, Sara ka shtuar se Bardhi nuk është më i rrezikuari nga ky nominim, por nëse ai del do të dalë edhe ajo me të.