Showbiz

Iu shkatërrua shtëpia për shkak të aksidentit tragjik, pronarja reagon pas lajmit të vdekjes së Anne Heche!

Lynne Mishele është pronarja e shtëpisë ku Anne Heche pësoi aksidentin e frikshëm, teksa prona mori zjarr menjëherë pas përplasjes. Tani ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale duke shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores për shkak të komplikimeve pas aksidentit. Mishele tha:

Lajmi për vdekjen e Anne Heche është i tmerrshëm. Familja, miqtë dhe fëmijët e saj, veçanërisht, me të vërtetë kanë pësuar një humbje të madhe dhe zemra ime është me ta. E gjithë kjo situatë është thjesht tragjike dhe me të vërtetë nuk ka fjalë. Unë po dërgoj dashuri për të gjithë të përfshirët në këtë periudhë.

Lynne Mishele kishte thënë më parë se ishte jashtëzakonisht me fat që i mbijetoi aksidentit, meqë ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë. Ndërkohë që policia e Los Angelesit po hetonte situatën, e ndjera thuhej se ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Anne Heche vdiq dy ditë më parë për shkak të lëndimeve nga përplasja me makinë dhe u tha se ajo pësoi “një dëmtim të rëndë anoksik të trurit”.

Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz. Ajo kaloi një divorc publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj, James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas. Ajo ishte e njohur edhe për romancën e saj me Ellen DeGeneres në vitet 1990.