Aktualitet

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjigjikale në QSUT, kryeministri Edi Rama del nga spitali!

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali një ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.

Kreu i qeverisë e kaloi natën në QSUT dfhe u largua nga spitali mëngjesin e sotëm (4 Tetor).

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në sqarimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Ndërhyrja zgjati rreth 2 orë. Në një prononcim për “News24”, mjeku u shpreh se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore. Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh kirurgu Arben Gjata.

Kryeministri Rama kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT. Ekipi mjekësor, nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata, kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Zoti Rama e kishte paralajmëruar më herët se do të kryente ndërhyrje, kur mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda QSUT-së.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, deklaroi aso kohe Rama.

Më shumë se një vit më parë kryeministri Rama iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit, po në QSUT. Pritet që kryeministri të lerë mjediset spitalore sot.

Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:

Arben Gjata, Shefi i kirurgjisë,

Arben Beqiri, Kirurg

Krenar Lila, Shefi i anestezi-reanimacionit

Dritan Rahovica, Kirurg

Saimir Kuçi, anestezist