Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, ka ndarë një eksperiencë interesante të viteve më parë ku mori pjesë në një audicion. Fituesja e çmimit Oscars, ka thënë se gjatë atij audicioni iu deshtë të puthte 10 burra. Teksa fliste pikërisht për këtë eksperiencë interesante, aktorja 41-vjeçare tha se kjo pati ndodhur në fillim të viteve 2000.
Në vitet 2000 konsiderohej normale t’i kërkoje një aktori për të puthur aktorë të tjerë për të testuar kiminë e tyre, që në fakt është mënyra më e keqe për ta bërë këtë. Më thanë: ‘Sot do të vijnë 10 djem dhe ju jeni rekrutuar për rolin. A nuk jeni e emocionuar që do të puthesh me të gjithë ata? Dhe unë mendoja me vete: ‘A ka diçka që nuk shkon me mua. Sepse nuk isha e emocionuar, mendoja se tingëllonte e shpifur. Unë isha e re dhe tmerrësisht e vetëdijshme se ishte lehtë të humbisje gjithçka duke u etiketuar si një ‘person i vështirë për të punuar’, kështu që gënjeva se isha e emocionuar dhe vazhdova me planin ndonëse nuk më nxitën ose nuk më kanë detyruar për ta bërë këtë. Ishte thjesht një kohë ndryshe.
Hathaway zbuloi së fundmi gjithashtu se ka kryer një abort. Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja theksoi se shtatzënia e saj e parë nuk ishte e suksesshme. Por për ta përkeqësuar situatën, në atë kohë ajo shtirej si shtatzënë. Përkatësisht, ajo për më shumë se një muaj ka luajtur në serial në rolin e një gruaje shtatzënë. Ajo sillej sikur gjithçka ishte në rregull, por ua pranoi të vërtetën miqve të saj.
“Po bëja një shfaqje dhe më duhej të lindja në skenë. Bëja sikur gjithçka ishte në rregull, por ishte e tepërt për ta mbajtur veten”,-tha ajo. Hathaway luajti një grua shtatzënë në shfaqjen “Gounded” jashtë Broadway, e cila u shfaq për gjashtë javë në 2015. Performanca kërkonte që ajo të pretendonte se lindte çdo natë.