Sport

Italia i “dhuron” kualifikimin dhe vendin e parë Spanjës, “La Roja” tani mendon për Shqipërinë!

Spanja ka mundur Italinë me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër dhe duke blinduar dhe vendin e parë në Grupin B. Sfida nisi vrullshëm nga “La Roja”, e cila provoi disa herë, por Donnarumma i mohoi golin spanjollëve duke u kthyer në hero.

Nga ana tjetër “Azzurri” nuk arriti dot të futeshe në lojën e vetë, teksa goli i vetëm i sfidës erdhi nga Calafiori, i cili shënoi në portën e tij në minutën e 55’. “La Roja” provoi sërish të shënonte dhe golin e vulosjes së sfidës, por pa arritur ta gjenin.

Gjithsesi, Spanja kështu kualifikohet për në fazën tjetër si e para e grupit, teksa takimi i radhës është ai me Shqipërinë më 24 qershor, ndërsa Italia, po në të njëjtën ditë do të luajë kundër Kroacisë.

REZULTATI:

SPANJË 1-0 ITALI

Calafiori 55′

KOMENTI:

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren e Spanjës!

90+5′ Carvajal ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

90+4′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Ruiz dhe në vendin e tij futet Merino.

82′ Italia kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largohet Pellegrini dhe në vendin e tij futet Raspadori.

78′ Dy zëvendësime të tjera te Spanja. Largohen Williams dhe Morata, në vendet e tyre futen Perez dhe Oyarzabal.

72′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Yamal dhe Pedri, në vendet e tyre futen F. Torres dhe Baena.

71′ Williams godet bukur me të djathtën, por tentativa e tij shkon në traversë.

69′ Le Normand ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

64′ Dy zëvendësime të tjera te Italia. Largohen Chiesa dhe Scamacca, në vendet e tyre futen Zaccagni dhe Retegui.

60′ Yamal provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon ngjitur me portën.

55′ GOOOL SPANJA 1-0/ Nico Williams hedh një top në zonë, që çohet në rrjetë nga Calafiori. (VIDEO)

52′ Cucurella jep një top për Pedrin, por tentativa e këtij të fundit del jashtë.

46′ Cristante shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Rodrit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Dy zëvendësime te Italia. Largohen Jorginho dhe Frattesi, në vendet e tyre futen Cristante dhe Cambiaso.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë për protesta dhe nuk do të luajë kundër Shqipërisë.

45′ Chiesa godet me të djathtën në hyrje të zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

41′ Fabian Ruiz lëshon një goditje nga distanca, por Donnarumma e kontrollon me duar.

25′ Fabian Ruiz lëshon një predhë nga distanca, e cila devijohet nga Donnarumma.

24′ Morata mban një top në zonë, më pas goditja e tij me të djathtën ndalet nga Donnarumma.

15′ Donnarumma ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

10′ Morata hedh një krosim drejt zonës, me Williams që godet me kokë jashtë kuadratit.

2′ Pedri godet me kokë pas një krosimi në zonë, por tentativa e tij devijohet nga Donnarumma.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Laporte, Le Normand, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Williams, Morata.

Trajner: L. De La Fuente

ITALIA: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Barella, Jorginho, Frattesi, Chiesa, Pellegrini, Scamacca.

Trajner: L. Spalletti