Në qeverinë italiane po rriten dyshimet se një pjesë e “politizuar” e drejtësisë kërkon të pengojë planin e dërgimit në Gjadër të emigrantëve që pasi zbresin në brigjet italiane, të presin në Shqipëri përgjigjen për të përfituar apo jo azil në vendin fqinj. Për kryeministrinë, provë e mëtejshme është e-mail/i i zv.prokurorit të Gjykatës së Kasacionit, Marco Patarnello, dërguar kolegëve dhe publikuar nga “Tempo”.
“Meloni nuk ka hetime gjyqësore ndaj saj, ndaj ajo nuk vepron për interesa personale por për vizione politike dhe kjo e bën shumë më të fortë e gjithashtu, veprimi i saj është shumë më i rrezikshëm”, thuhet në një pasazh të publikuar nga kryeministrja e Italisë.
Komenti është: “Pra, një eksponent i Magjistraturës Demokratike”.
Edhe sot, ajo na jep dozën e saj të viktimizimit të përditshëm, deklaroi kryetarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.
Mes këtij tensioni të lartë, ekzekutivi po përgatit dekretin, në takimin e planifikuar për sot në orën 18:00. Synohet t’i jepet një zgjidhje problemit që lind nga vendimi i Gjykatës së Romës, që riktheu në Itali 12 emigrantët e sistemuar në Gjadër, mesjavën e kaluar. Si dekret ndërministror, masa duhet të bëjë një rregull parësor e jo më dytësor mbi përcaktimin e vendeve të sigurta, për të cilat është më e lehtë të organizohen riatdhesimet.
Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio sulmoi si “të papranueshëm” vendimin e Gjykatës së Romës.
Gjyqësori nuk ka detyra politike por respekton të drejtat dhe garancitë e njerëzve.
“Shoh “kërcënim” në fjalët e ministrit Nordio”, theksoi kryetari i Shoqatës Kombëtare të Magjistraturave, Giuseppe Santalucia duke dënuar tonet “e paprecedenta” të agresionit ndaj punës së gjyqësorit.
Studimet e thelluara për dokumentin e dekretit janë në vijim. Edhe presidenca italiane po ndjek me kujdes zhvillimet e situatës por si gjithmonë, shpreh mendimin e saj për dokumentet. Zyra presidenciale pret të njihet me përmbajtjen e dekretit ligjor e siç u pa edhe nga ftesa e kryetarit të shtetit, Sergio Mattarella, në fjalimin në Bari, përtej përplasjes mes qeverisë dhe gjyqtarëve, vëmendja shkon edhe te implikimet europiane të çështjes. Për më tepër, çështja e menaxhimit të emigracionit është në krye të axhendës së Komisionit të ri të BE-së.