Aktualitet

Itali, 30-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur!

Një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij po shqiptare në Kazerta të Italisë. Sipas të dhënave të para nga mediat fqinje, ngjarja ndodhi në kulmin e një sherri rreth orës 05:00 të mëngjesit, në shtëpinë e çiftit.

Shqiptari raportohet se e mbyti bashkëshorten vetëm 24-vjeçe në sy të fëmijëve të vegjël, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Shkaqet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Çifti jetonte prej kohësh në zonën ku ndodhi ngjarja, në periferi të San Felice në Cancello.

Ishin fqinjët që lajmëruan karabinierët, të alarmuar nga të bërtiturat që vinin nga banesa e shqiptarëve.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, autoritetet e gjetën 30-vjeçarin në hyrje të shtëpisë në gjendje konfuze.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 30-vjeçarin të vrasë gruan e tij, por duket se tragjedia ka ndodhur në kulmin e një debati.

Çifti kishte jetuar për ca kohë në via Caravaggio në San Felice a Cancello, një zonë periferike e përbërë kryesisht nga ndërtesa të ulëta dhe të qeta.