Isli ka lindur më 17/10/1986 në Tepelenë. Ka mbaruar liceun artistik për violonçel, ndërsa studimet në Universitet i ka bërë për Marrëdhënie Publike – Komunikim.
Pasioni për radion ka nisur që kur ka qenë i vogël, sidomos dashuria për Top Albania Radion me të cilën është rritur. Gjithmonë ka patur dëshirë të jetë pjesë e saj, pa e ditur se një ditë do të qëndronte përpara mikrofonit të TAR. Në vitin 2007, Isli nisi punë si folës lajmesh në Top Albania Radio.
Pas 3 vjet e gjysmë në TAR, ai kaloi në “Super Sport” në DigitAlb, në eksperiencën e parë televizive, por tek lajmet, kësaj here sportive. Një vit më vonë Isli shkëputet nga DigitAlb, dhe në vitin 2012 i bashkohet redaksisë së informacionit të Top Channel, si prezantues lajmesh. Më pas, në 2016-ën i bashkohem ekipit të “Wake Up” për të nisur një eksperiencë të re, si moderator i programit me të cilin zgjohen të gjithë shqiptarët.
Ai moderon në “Wake Up” krah Ori Nebijaj nga e hëna në të premte prej orës 07:00 në programin i cili transmetohet njëkohësisht në radio dhe Top Channel. Isli gjithashtu erdhi në sezonin e verës edhe me një program shumë të veçantë në bashkëmoderim me Jonidën, “S’e Kam Me Ty”, i cili u cilësua si emisioni i emisioneve. “S’e Kam Me Ty” transmetohej çdo të enjte në orën 18:00-20:00.