Celebrities Gossip Showbiz

Ishte pjesë e lojës së Dea Mishel? Shpat Kërleshi përgjigjet pas eleminimit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit Shpat Kërleshi u eleminua nga shtëpia e “BBV2”. Të gjithë mendonin se eleminimi i tij ishte për shkak të lojës së Dea Mishel, e cila duket sikur e ka përdorur Shpatin. Ditën e sotme i ftuar në Fun Club, Shpati e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se ishte loja e të dyve dhe në lidhje me Nitën është shprehur se nuk ka ndjenja për të.

Shpati: Unë mbajta shakanë që nisi Dea, s’doja ta përfundoja. Edhe mua më ka ndihmuar ajo pjesë për të qenë më shumë në lojë se banorët bëjnë pyetje, spekulime.

Megi: A u ndjeve i përdorur nga Dea?

Shpati: Unë nuk jam ndjerë i përdorur, këtu ishim të përdorur njëri nga tjetri.

Shpati: Nuk ka qenë xhelozi, ka qenë shoqërore se po rri më shumë me dikë tjetër aty, se ne njiheshim jashtë. Unë nuk kam pasur ndjesi për Nitën as për Dean, Nitën unë jashtë e kam njohur shumë fun me energji.

Mbrëmjen e djeshme përballë Kutisë së Pandorës është vendosur Dea Mishel. Ajo ka vendosur ta hapi kutinë dhe e mira e saj ishte se do kishte mundësinë të takonte gjyshen e saj dhe e keqja për banorët ishte se duhet të zgjidhte mes Keisit dhe Armaldos, se kush prej tyre mund të kishte mundësinë të takonte gjyshen e tij dhe Dea zgjodhi Keisin.