Aktualitet

Ishte në kërkim prej 4 vitesh, arrestohet “i forti” i Pogradecit, Spartak Çela!

Policia ka vënë në pranga në Pogradec Spartak Çelën, i cili ishte prej 4 vjetësh në arrati pasi u shpall në kërkim për ngjarjen e vitit 2020, ku qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me radhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë  ndaj policisë, në Malsinë e Mokrës.

“Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e personit të shumëkërkuar Spartak Xhevat Çela, 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Njësia Velçan, Pogradec, pasi për këtë  person Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masa “Arrest me burg”, 2 herë, për veprat penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë ”, “Prodhimi, shitja dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të të policisë”, parashikuar nga veprat penale 76-22,: 140, 278, 236. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.