Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales ka pranuar se “ka bërë një gabim” duke i dhënë një puthje të padëshiruar yllit spanjoll Jennifer Hermoso. Incidenti ndodhi kur 33-vjeçarja mori medaljen e saj të artë pas fitores në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë të dielën.
Rubiales është përballur me kritika të shumta për incidentin, me politikanët dhe gazetarët që e kanë cilësuar sjelljen e tij “të papranueshme” dhe “thjesht të neveritshme”. Presidenti shprehet:
Ka një ngjarje, për të cilën pendohem pasi është diçka që ndodhi mes lojtares dhe meje. Dhe me siguri kam bërë një gabim, duhet ta pranoj këtë. Në një moment euforie, pa ndonjë qëllim të keq, ndodhi ajo që ndodhi mendoj në një mënyrë shumë spontane. E përsëris, nuk ka pasur asgjë mes asnjërit prej nesh.
Rubiales ishte në skenë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s pas finales, së bashku me personalitete të tjera, duke përfshirë presidentin e organit qeverisës botëror të futbollit, Gianni Infantino, mbretëreshën e Spanjës Letizia dhe kryeministrin australian Anthony Albanese. Video tregon Rubiales duke përqafuar Hermoson, më pas duke i vendosur të dyja duart në kokë para se ta puthë. Më pas ai e përkëdhel në shpinë ndërsa ajo largohet. “Hej, nuk më pëlqeu, eh,” thotë Hermoso ndërsa me sa duket u përgjigjet pyetjeve në lidhje me incidentin në një video live në Instagram – një klip i së cilës u shpërnda nga gazetarja spanjolle Irati Vida në X, platforma e njohur më parë si Twitter.