Celebrities Gossip Showbiz

“Ishte më keq se të lindja…”/Për çfarë e ka fjalën Adele?!

Adele së fundmi zbuloi gjatë një shfaqjeje në Las Vegas se ajo ka marrë një infeksion në vesh. 36-vjeçarja tregoi para të pranishmëve se ishte e infektuar me një “bakter të rrallë uji”, i cili është shumë i vështirë për t’u kuruar. Ajo e përshkroi infeksionin e veshit si përvojën më të dhimbshme që ka pasur dhe se ka ndodhur gjatë turneut të saj në Mynih.

“Kam një infeksion në vesh, i cili është shumë i frikshëm. Nuk kam pasur kurrë një infeksion të veshit më parë. Është gjëja më e dhimbshme që më ka ndodhur ndonjëherë. Ishte më keq se të lindja. Është një bakter i rrallë që vjen nga uji dhe është me të vërtetë e vështirë për t’u trajtuar. Unë kam marrë pilula të gabuara për disa ditë dhe ata arritën të më jepnin një që filloi të funksiononte disa herë, gjë që është e mrekullueshme, por jam pak e shurdhër në veshin tim të majtë”-tha ajo.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja gjatë koncertit ka folur edhe për faktin se ka në plan të adoptojë mace pas performancës së saj në Caesars Palace dhe ka bërë shaka se partneri i saj Rich Paul ende nuk e di për këtë. Më herët ajo tha se pas performancës në Las Vegas do të marrë një pushim të gjatë. Filloi shfaqjet në Caesars Palace në nëntor 2022, pas së cilës ajo pati një seri prej 10 koncertesh në Mynih. 

Dikur, Céline Dion ishte një nga divat më të mëdha të skenës, ndërsa sot ajo është spektatore e performances së Adele. Një moment emocionues u kap nga kamerat gjatë një koncerti të Adele në Las Vegas, ku ajo zbriti nga skena për të përqafuar Céline, e cila ishte ulur në audiencë. Adele e përshkroi Dion si “një nga njerëzit e saj të preferuar ndonjëherë”. Céline Dion nisi karrierën e saj në skenën e Caesars Palace në Las Vegas në vitin 2003, por tani ajo po e shijon muzikën si spektatore, duke dëgjuar një tjetër emër të madh të muzikës si Adele.